Dragan Stevanoviq Boske, ish-sekretar shtetëror dhe zyrtari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së së Aleksandër Vuçiq, nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së re të Serbisë, shkruan gazeta Info Vranjske.
Dragan Stevanoviq i cili njihet edhe me emrin Boske, në Luginën e Preshevës njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët dhe partnerët kryesor të pushtetit lokal në Preshevë të udhëhequr nga APN. Siç ka mësuar gazeta Info Vranjske nga disa funksioner të Partisë Porgresiste Serbe (SNS), të cilët kanë njohuri rreth delegimit të kuadrove nga kjo parti dhe formimit të Qeverisë së re të Serbisë, dyert e qeverisë së re të Serbisë, objekti i cili ndodhet në adresën Nemanjina 11, do të qëndrojnë të mbyllura për Bosken.
– Kreu i Bordit ekzekutiv të partisë së Vuçiqit, Darko Glisic, ka qenë i acaruar me promovimin dhe reklamimin e tij personal në mediat e afërta me këtë parti. E gjithë kjo arriti edhe te Vuçiqi, i cili duket se nuk sheh më me dashamirësi “vetë-kandidimin”. Boske jo vetëm që nuk do të jetë ministër, por ka shumë gjasa që nuk do të mbtet as sekretar shtetërorë ka thënë bashkëbiseduesi ynë, shkruan gazeta Info Vranjske.
Edhe pse Dragan Stevanoviq Boske së fundmi konsiderohej si kandidat i mundshëm për Ministër të Ekonomisë për një kohë të gjatë, (ose si i vetë-kandiduar), në atë funksion do të jetë ose Marko Çadezh, Kryetari i odës ekonomike të Serbisë, ose Tomisllav Momiroviq, Kryetar i Bordit drejtues të “Mona”, shkruan Info Vranjske.
Që diçka nuk shkonte mes Boskes dhe Vuçiqit ishte e qartë gjatë fushatën parazgjedhore, kur Vuçiq si President i Serbisë të vetmin rajonin që nuk vizitoi ishte ai i Pçinjës, por për fushatë në këtë pjesë dërgoi Ministrat Mali dhe Gjorgjeviq përfunon lajmin gazeta Info Vranjske.