Putin i acaruar me Vuçiq që firmosi me Trump për Kosovën, anulon vizitën në Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin anulon vizitën zyrtare në Serbi. Ishte e parashikuar për në datën 20 tetor, por Kremlini ka njoftuar anulimin e vizitës në Beograd dhe kjo sipas medieve serbe lidhet me faktin që presidenti serb Aleksandar Vuçiç është afruar me SHBA-të.


Shkak i kësaj është nënshkrimi i marrëveshjes së fundmi në zyrën ovale të presidentit Trump, me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin kosovar, Hoti.

Sipas medias serbe Danas, Kremlini nuk ka dhënë ndonjë qëndrim përse Putin ka anuluar vizitën e paralajmëruar në datën 20 tetor, por rusëve nuk i pëlqen sigurisht afrimi serbëve me pozicionin amerikan.

Gjithashtu edhe portali Nova.rs duke iu referuar burimeve jep këtë shpjegim. “Putin nuk do të mbërrijë në Serbi, edhe pse ishte paralajmëruar prej muajsh. Vizita ishte parashikuar më 20 tetor, kur ishin parashikuar dita e çlirimit të Beogradit. Ai supozohej të merrte pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Tempullit të Shën Savës. Megjithatë, Putin pothuajse me siguri nuk do të jetë atë ditë “, deklaron burimi Nova.rs nga Kisha Ortodokse Serbe.

Sakaq ambasada ruse në Beograd i tha Nova.rs se ata nuk kanë asnjë informacion që presidenti i tyre do të jetë në kryeqytetin serb në tetor, edhe pse për këtë është folur në publikun serb për një kohë të gjatë.

Një vizitë të tillë e kishte paralajmëruar vetë Vuçiç në qershor nga Moska, pas vizitës në Kremlin. “Putini konfirmoi se do të vijë në Serbi në Tetor. Do të jetë një ngjarje madhështore, kur të hapim Tempullin e Shën Savës. Këto do të jenë gjithashtu ditët që do të konfirmojnë luftën e përbashkët të popullit serb dhe rus në Luftën e Dytë Botërore,” shkroi Vuçiç pas takimit me presidentin rus në qershor./Gazeta Shqip

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë