Pas dirëheqjes së kryetarit të Kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu, dhe daljes së Lëvizjes për Reofrma nga koalicioni qeverisës në Preshevë, opozita vihet në veprim.
Sipas burimeve të PreshevaPRESS, sot gjatë ditës pritet të ndohë takimi i parë mes partive opozitare, respektivisht mes kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa, dhe kryetares së degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet rreth mënyrave dhe mundësitë për krijimin e një qeverisje të re në Preshevë.
Duke ditur se në Kuvendin komunal Partia për Veprim Demokratik ka 7 këshilltarë dhe Partia Demokratike Shqiptare ka dhjetë këshilltarë, është ende e paqartë se a mundet të krijohet shumicë e re në Kuvend pa Lëvizjen për Reforma, e cila ka tri mandate në Kuvend.
Derisa kryetari i LR-së, Sami Salihu, është deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, mbetet të shihet se a do të përfshihet edhe LR në tentativën për të krijuar shumicë të re e cila do të qeverisë me Preshevën deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta.