Pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së degës së Preshevës, Partia për Vepeim Demokratik PVD përmes një komunikate ka kërkuar dorëheqjen e Shqiprim Arifit.
Përmes një komunikate në faqen e saj në facebook, Partia për Veprim Demokratik ka ftuar Shqiprim Arifin të dorëhiqet nga pozita pë të dëshmuar se është për qeverisje demokratike dhe në funksion të qytetarëve të Preshevës.
“Duke qenë se Presheva ka mbetur pa qeveri legjitime dhe demokratike për shkak të Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, e sidomos pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal; Partia për Veprim Demokratik fton z.Shqiprim Arifi, të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës, për të dëshmuar se është për qeverisje demokratike të shumicës së qytetarëve të Preshevës.” thuhet në komunikatën e PVD-së në faqen e sajë në facebook.
Në vazhdim mundeni ta lexoni komunikatën e plotë të Partisë për Veprim Demokratik:
TË DORËHIQET KRYETARI I KOMUNËS PËR TË DËSHMUAR SE ANGAZHOHET PËR QEVERI TË QYTETARËVE TË PRESHEVËS, E JO TË BEOGRADIT
Prishja e partnerëve të koalicionit qeverisës (Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut) në Preshevë po e shpie komunën në një krizë të rëndë politike, që po e dëmton edhe më shumë interesin e qytetarëve, edhe në kohë pandemie. Pas qeverisjes të keqe disavjeçare, APN-LRPDSH-SNS po vazhdojnë degradimin politik, ekonomik dhe social të Preshevës; duke e vazhduar në fakt qeverisjen, edhe pse tashmë nuk e përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të komunës së Preshevës.
Duke qenë se Presheva ka mbetur pa qeveri legjitime dhe demokratike për shkak të Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, e sidomos pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal; Partia për Veprim Demokratik fton z.Shqiprim Arifi, të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës, për të dëshmuar se është për qeverisje demokratike të shumicës së qytetarëve të Preshevës.
Duke qenë se z.Shqiprim Arifi ka propaganduar gjithnjë atributet e tij demokratike, tashmë, ai e ka rastin ta dëshmojë se nuk e pranon rolin e qeveritarit pakicë mbi shumicën.
Me të njëjtin parim, ftojmë po ashtu kuadrot e LRPDSH, APN dhe SNS, që të tërhiqen nga ushtrimi i detyrave të tyre ekzekutive, deri në krijimin e shumicës së re parlamentare.
Çfarëdo përpjekje e vazhdimit të qeverisjes së pakicës dhe e nxitjes së një organi të përkohshëm të vendosur nga ministria përgjegjëse në Beograd, pa marrëveshje politike nga të zgjedhurit e qytetarëve të Prehevës, do ta shpërfaq qëllimin e koalicionit APN-LRPDSH-SNS për një qeverisje lokale të imponuar nga Qeveria e Serbisë.
Çfarëdo qeverisje e re e Preshevës, e përkohshme apo jo, duhet të jetë rezultat i marrëveshjes politike të të zgjedhurve të qytetarëve të komunës së Preshevës. Duke u dorëhequr nga posti i kryetarit të Komunës, i cili tashmë po ushtrohet pa mbështetjen e shumicës së këshilltarëve komunalë dhe vetëm me mbështetjen e 2 këshilltarëve komunalë serbë nga radhët e partisë së Presidentit z.Aleksandër Vuçiq, z.Shqiprim Arifi mund të dëshmojë se nuk angazhohet së paku për qeveri të përcaktuar nga vullneti politik i Beogradit.
Në të kundërtën, Partia për Veprim Demokratik do të inicojë së shpejti procedurë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për t’ia kthyer qeverisjen qytetarëve të komunës së Preshevës.