Fëmijët shqiptarë në Luginën e Preshevës janë të detyruar të mësojnë në kushte gati primitive pasi nuk kanë tekste shkolore.
Librat që mungojnë janë abetarja, historia dhe gjeografia.
Zilja e shkollës bie gjithmonë edhe në Luginën e Preshevës, por nxënësit dallojnë pasi prej dekadash ende mësojnë pa libra.
Shpresën e kanë se së shpejti do ta zgjidh Beogradi me mbështetjen e Shqipërisë. Nxënësit në këtë zonë ende mësojnë në mënyrë mjaft primitive. Ragmi Mustafa është kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar, insituecion që merret më kulturë, edukim dhe kujdes për shqiptarët.
Ka vizituar shkollat pë të parë se si do të jetë ky vit. Nxënësit ne Luginën e Preshevës kanë vuajtur prej vitesh edhe për një abetare.
Në shkollat e mesme dijen e sjellin mësimdhënësit. Por, mësuesit thonë se ia kanë dalë. Mustafa thotë se ka paraqitur një listë me librat që duhen. Pas luftërave fëmijët këtu kanë mbetur të shkëputur.
Pjesë problematike janë lëndët identitare, historia, gjeografia dhe njësi të tjera. Fëmijëve shqiptarë u janë premtuar librat e reja. Për shumë gjenerata librat kanë qenë konflikt politik. Shumë prej tyre për herë të parë do të mësojnë shkronjat e shtypura në letër. /ABC News Albania