Hoteli luksoz në Australi, një mrekulli nën ujë / Foto

Ata që adhurojnë mrekullitë e detit, do të kenë shpejt në dispozicion një vend ku të kalojnë një natë të mbushur me emocione nga më të veçantat.


Një hotel i ri me dhoma nën ujë, i gjendur në Australi pranë Barrierës së madhe koralore, do t`i ofrojë klientëve mundësinë të admirojnë nga afër krijesa detare nga më të ndryshmet drejt e nga xhami i dritares, transmeton tch.

Dhomat e këtij hoteli janë krejtësisht të mbuluara nga uji. Shtëpi e strukturës së rrallë është deti i koraleve, që lag brigjet e Queenslandit.

Ideja e hotelit është realizuar falë bashkëpunimit me kompaninë lokale Cruise Whitsundays.

Struktura ka dy dhoma të mëdha luksoze nën ujë, të quajtura Reefsuites, nga ku mund të shijohet një pamje e jashtëzakonshme dhe ekskluzive e barrierës koralore, falë mureve të zhytur në oqean që janë në pjesën më të madhe prej xhami.

Barriera e madhe koralore është sistemi më i rëndësishëm i koraleve në botë. Ajo përfshin plot 900 ishuj në gjatësinë e saj prej 2.300 kilometrash dhe shtrihet në një sipërfaqe prej gati 344.400 kilometrash katrorë.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu