NP “Moravica” intensifikon punimet për furnizim më të mirë me ujë në Preshevë

Furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm mbetet prioritet kryesor për Ndërmarrjen Publike “Moravica”. Drejtori i saj, Gazmend Aliu, ka përsëritur përkushtimin e ekipit për të garantuar ujë të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët e Preshevës.


“Uji ka qenë dhe mbetet prioritet. E kemi thënë dhe po e përsërisim: do të punojmë çdo ditë për më shumë ujë!”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka theksuar se ndërmarrja është e vetëdijshme për sfidat dhe nevojat ekzistuese në rrjetin e ujësjellësit, prandaj po punon me përkushtim në shtimin e kapaciteteve të furnizimit, shtrirjen e rrjetit të ri dhe përmirësimin e infrastrukturës së vjetëruar.

Sipas njoftimit të “Moravicës”, këtë të martë ekipet teknike kanë zhvilluar punime në lagjen e Varrezave, në afërsi të Stacionit Hekurudhor, ku po kryhen ndërhyrje për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit.

“Ecim tutje… puna vazhdon! Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin!”, ka përfunduar drejtori Aliu.

Related posts

Pajaziti e Rexhepi priten në takim prej Vuçiqit, kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë