NJIHUNI ME PRESHEVARIN QË PUNON NË VENDIN MË TË LARTË TË PUNËS NË KANTONIN E ST.GALLEN

Selami Veseli qëndron dhjetë orë në ditë: ai as nuk ngjitet në shkallë për drekë. Foto: Ralph Ribi / Tagblatt.ch

Gazeta nga Zvicrra Tagblatt ka kushtuar një reportazh preshevarit 59 vjeçar, Selami Veselit, i cili punë të tij ka operimin e vinçit ku po ndërtohet një rrokaqiell, e që Veselin e bën punëtorin me vendin më të lartë në qytetin e St.Gallen.


Tagblat fillon reportazhin duke treguar se është ende e errët kur Selami Veseli ngjitet në shkallën e vinçit në sheshin e madh të ndërtimit të spitalit të kantonit St.Gallen në orën 6.30 të mëngjesit. Një grilë në shpinë e mban Veselin të sigurt nga lartësia. Selami Veselit i duhen një çerek ore për të u ngjitur në vendin e punës së tij. Ndërtesa fqinje 04 e spitalit kantonal është ndërtesa më e lartë në St.Gallen me 78 metra lartësi, derisa Selami Veseli ulet në kabinën nga e cila operon vinçin me 80 metra lartësi mbi tokë, në atë që është aktualisht vendi i punës me lartësinë më të madhe në qytetin e St.Gallen.

Foto: Tagblatt.ch

Ndërtesa fqinje 04 e Spitalit Kantonal të St.Gallen është ndërtesa më e lartë në qytet me 78 metra lartësi nga toka. Operatori i vinçit Selami Veseli nga Presheva ulet dy metra më lartë se ky objekt, në kabinën e nga e cila operon vinçin. Nëse ka kohë, ai fotografon pamjen me celularin e tij.

Foto: Christina Weder / Tagblatt.ch

Veseli thotë se kjo punë nuk është të nxitosh që në minutën e fundit të arrish në punë. Preshevari 59 vjeçar tregon se i duhet kohë për të kapur frymën e tij, prandaj ai sigurohet që të arrijë në kabinën e tij 20 minuta para fillimit të punës. Në vendin nga e drejton vinçin, Veseli gjithmonë gjënë e parë që bën është të vërë në punë makinën e vogël të kafesë, të pijë një kafe dhe të shikojë dritat e qytetit duke pritur që kolegët e tij të punës të shfaqen në vendin e punës së tyre. Orari i punës në këtë ndërtim fillon në orën 7 të mëngjesit, që nënkupton se atëherë ai duhet të ketë përfunduar me kafenë e tij dhe të jetë gati.

Tre vinça ngrihen në vendin e ndërtimit në qendër të zonës së spitalit të qytetit të St.Gallen. Vinçat operojnë në lartësi prej 60, 70 dhe 80 metra, kështu që nuk futen në punën e njëri-tjetrit. Një park automobil nëntokësor me 450 hapësira dhe një rrokaqiell me 96 dhoma do të ndërtohet poshtë vendit të punës së Selami Veselit. Nevojiten edhe tetë vite derisa të përfundojnë punimet e ndërtimit në këtë vend.

Foto: Ralph Ribi / Tagblatt.ch

Koncentrimi  dhe përqendrimi i plotë është nevoja kryesore e Veselit gjatë punës. “Puna ime në kantierin e ndërtimit është si një film aksioni në TV.” Ai nuk duhet të humbasë asgjë, kurrë mos i heq sytë për një sekondë. Shumicën e kohës ai mbështetet përpara në kolltukun e tij të mbushur dhe shikon në vendin e ndërtimit përmes dyshemesë së xhamit poshtë këmbëve të tij. Ai ka një aparat fotografik me një funksion zmadhimi, aparat që Veseli i shfrytëzon për rreth 10% të punës së tij. Shumica e saj bëhet me sy të lirë, thuhet në reportazhin e gazetës gjermane Tagblatt. 

Foto: Tagblatt.ch

Ai e do punën e tij, edhe nëse qëndron i vetëm në kabinë gjatë gjithë ditës. “Nuk kam kohë të ndihem i vetmuar”. Në mendjen e tij ai ishte në dysheme me kolegët e tij të punës. Ai është i lidhur me ta përmes radio. Flitet shqip, serbisht, portugalisht dhe gjermanisht. Veseli ka gjuhë të lehtë për të mësuar. Kjo i përshtatet atij në ndërtesë.Artikullin e plotë nga Christina Weder mundeni ta lexoni në Tagblatt.ch.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”