“NJË PAKO PËR TY” FINALIZOHET ME SUKSES, SHPËRNDAHEN 150 PAKO USHQIMORE NË PRESHEVË

Ka përfunduar me sukses aksioni “Një pako për ty”, aksion ky i cili kishte për qëllim sigurimin e pakove ushqimore për 100 familje në nevojë të rrethinës së Preshevës.


Më 25 prill, Fatbardha Hajdari Nuredini kishte inicuar aksion për të ndihmuar 100 familje të rrethinës së Preshevës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Edhe pse synimi ishte të grumbulloheshin mjete për të siguruar pako ushqimore për 100 familje në nevojë, solidarizimi i madh i shqiptarëve nga e gjithë bota, bëri që numri i pakove ushqimore të tejkalojë pritjet.

“Fitoj nga rasti të i falemnderohem të gjithë bashkëkombasve të mi kudo që janë, që gjithmonë kur është treguar nevoja kanë qenë të gatshëm të tregojnë solidaritetin shqiptar, veti e cila na karakterizon në të gjithë botën. Përveç atyre që dhuruan gjithashtu dua të falemnderoj edhe ata që ndihmuan në shpërndarjen e pakove pasi që për shkak të pasojave të pandemisë unë nuk munda që të udhëtoja për vendlindje, si dhe gjithë ata që kontribuan në finalizimin e suksesshëm të këtij aksioni” tha Fatbardha për PreshevaPRESS, deri sa foli për finalizimin me sukses të aksionit “Një pako për ty”.

Ajo përveç tjerash tha se kjo përkrahje e madhe që i ka ardhur nga shqiptarët kudo që janë po ndikon pozitivisht në rritjen e motivimit për të vazhduar me aksione të ngjashme.

“Edhe pse janë tejkaluar synimet tona, unë mendoj që ka edhe shumë familje tjera të cilat kanë nevojë për ndihmën dhe solidarizimin tonë, kështu që jemi duke planifikuar që në të ardhmen e afërt të ralizojmë aksione të ngjashme” tha Fatbardha Hajdari Nuredini për PreshevaPRESS.

Ajo përmes një video të shkurtër ka shpalosur rezultatet e aksionit dhe ka felemnderuar të gjithë ata që kanë dhuruar për të ndihmuar këto familje, e që kishte me qenë e pamundur pa përkrahjen e tyre, siç ka shkruar ajo në fund të këtij klipi.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”