NGA E MARTJA LOKALET PUNOJNË DERI NË ORA 21:00

Në mbledhjen emergjente të Qeverisë së Serbisë, të mbajtur sot në mesdite, mes tjerash , u miratuan disa masa të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë  COVID-19.


“Orari i punës së lokaleve hotelierike, dyqaneve, qendrave tregtare dhe objekteve të tjera të tregtisë me pakicë, teatrove dhe kinemave, lokalet të lojërave të fatit speciale dhe klasike, do të duhen të mbyllen nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Qeveria e Serbis%.

Të vetmet biznese që do të funksionojnë edhe pas orës 21:00, janë farmacitë, pompat e benzinës  dhe lokalet që merren me përgaditjen e ushqimeve dhe shpërndarjen  e ushqimit tek konsumatorët. Njejtë orarit të ri nuk do t’i nënshtrohen edhe ndërmarrjet që  funksionojnë e dhe në “ndërrimi i tretë”.

Këto masa do të hyjnë në fuqi të marten (më  17 nëntor) dhe do të vlejnë për 15 ditë, deri në 1 Dhjetor, kur qeveria do të vendosë përsëri për masat e reja.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh