NË BUJANOC SHPALLET GJENDJE E JASHTËZAKONSHME PAS VËRSHIMEVE

Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme, pas analizimit të gjendjes në teren dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e djeshme, ka marrë vendim që të shpallet situatë e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit nga vërshimet.


Gjatë kësaj mbledhje u tha se dëmet janë të konsiderueshme dhe urgjentisht duhet njoftuar organet kompetente qëndrore dhe lokale të jenë në gadishmëri të plotë.

Shtabi gjithashtu ka urdhëruar komisionin që menjëherë të fillohet me vlerësimin e dëmeve.

Nga qytetarët kërkohet që sa më parë ti paraqesin dëmet e tyre me qëllim që anëtarët e komisionit ti shqyrtojnë ato.

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve