Ervin Halimi nga Presheva është duke luftuar me një sëmundje të rëndë e njohur si Multiple Myeloma C90, dhe momentalisht është duke u trajtuar ne Turqi!
Ervini në vitin e kaluar ka bërë transplantin e palcës kurrizore autolog në Turqi. Por pas një kohe shumë te shkurtër kuptuam që transplanti nuk i ka funksionuar dhe duhet të trajtohet dhe të përsëris transplantin por kësaj here duhet bërë transplant alogjenik.
Transplanti i cili duhet të i nënshtrohet Ervini kushton diku rreth 100000 euro, nga të cilat, 44150 euro duhet të i sigurojë familja, gjë që nuk është e munduar pa përkrahjen e gjithësecilit nga ne.
Për këtë arsye, familja e Ervin Halimit nga Presheva e ka parë të domosdoshme të kërkojë ndihmën e shqiptarëve për të i ndihmuar në arritjen e shumës financiare, me synim për të e realizar transplantin e palcës kurrizore ne spitalin e Turqisë!
Për çdo informatë më të detajuar rreth mundësive për të ndihmuar Ervinin, mundë të kontaktoni me Orhan Halimin, babain e Ervinit, në nr. e telefonit: +381637492181, ose Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në nr. +41763871058.