Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

Foto: fb/Nagip Arifi

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka postuar një foto duke dalur nga gjykata në Bujanoc ku ishte për të dëshmuar pafajësinë si rezultat i letrave anonime.


Postimi i Nagip Arifit

Të fala për të gjithë shpifësit

Edhe sot, si 12 herë më parë, me letra nga persona anonim u paraqita në gjykatë.

Për të 13’tën herë u dëshmua puna jonë e pastërt dhe transparente.

Të gjithë të ashtuquajturit “zabrinuti gradjani” e kanë derën e hapur në zyrën time, nëse vërtetë janë të shqetësuar.

Përndryshe, mos të humbin kohë me letra anonime se nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin