Mustafi me kritika ndaj Shqipërisë: Shqetësuese që po rri duarkryq ndaj zhvillimeve në Luginë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se është shqetësuese që s’ka pasur asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me protestën e mbajtur të hënën në Bujanoc.


Mustafi ka thënë për “Interaktiv” të KTV-së se është shqetësuese heshtja e Shqipërisë.

“Shqipëria s’mund të qëndrojë duarkryq ndaj zhvillimeve që po ndodhin në Luginën e Preshevës. Ne si shqiptarë të Luginës kërkojmë mbështetje më të madhe…Në fund të ditës shqiptarët e Luginës janë në të drejtat e tyre, e për shkak se janë në të drejtën e tyre meritojnë mbështetje jo vetëm të Republikës së Kosovës, por edhe të Republikës së Shqipërisë, me të gjithë mekanizmat shtetëror që disponojnë. Shpresojë ditët në vijim të japin mbështetjen e nevojshme për shqiptarët e Luginës”, ka thënë Mustafi.

Ai ka thënë se për të treguar që ka vëmendje për Luginën, Shqipëria duhet të hapë konsullatë atje. /Koha.net

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh