Video / Mustafa: Radoiçiq një kriminel, shqiptarët e Luginës të pambrojtur

Në një intervistë me Ora News, Ragmi Mustafa kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare nga Lugina e Preshevës u shpreh se të gjitha të dhënat e tregojnë se Radoiçiç është një kriminel që merret me kontrabandë mallrash.


Ai tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe çdo lajm jo i mirë në Kosovë, padyshim i shqetëson ata.

Të gjitha të dhënat e tregojnë se Radoiçiç është një kriminel që merret me kontrabandë mallrash me vlerë akcizash të mëdha. Ai nuk ka paguar në këto 20 e ca vite as në Kosovë dhe as në Serbi. Ai pasur aty një oaz të madh dhe ka bërë një krim ekonomik”, tha Mustafa.

Ai u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë dhe çdo lajm jo i mirë në Kosovë, padyshim i shqetëson ata, pasi janë të pambrojtur. Në këtë aspekt padyshim shqiptarët për këto 20 e ca vite, pas luftës, shohim forca ushtarake policore mbase çdo ditë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”