MINISTRI LLONÇAR: SHUMICA E OBJEKTEVE NGA E MARTA DO TË PUNOJNË DERI NË ORËN 18⁰⁰

Ministri i shëndetësisë Zllatibor Lonçar tha se Qeveria e Serbisë ka miratuar masa të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, me rekomandim të Shtabit republikan të krizave.


Ai njoftoi se mes tjerash është vendosur për shkurtimin e orarit të punës në të gjitha restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare, të cilat do të mbyllen në orën 18⁰⁰. Ministri i shëndetësisë theksoi që barnatoret, pikat e karburantit dhe “ato vende që nuk janë në rrezik” do të vazhdojnë të punojnë.

Ministri Llonçar gjithashtu theksoi se është e detyrueshme mbajtja e maskëd në ambiente të mbyllura, por edhe jashtë, në vendet ku nuk mund të parandalohet kontakti ose ku grumbullohen më shumë njerëz sesa parashikohet sipas masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndatjes së pandemisë – siç janë zonat e këmbësorëve ose udhëkryqet.

Ai shtoi se të gjitha tubimet publike janë ndaluar gjithashtu, dhe vuri në dukje se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të zgjasin për 10 ditë, derisa gjithçka që duhet të vazhdojë të funksionojë duhet të plotësojë rregullën 4m² për një person.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”