Ministri i Drejtësisë Kosovare, Selim Selimi nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka bërë homazhe pranë varreve të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginë të Preshevës.


Selimi tha se heronjtë e Luginës ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri e dinjitet kombëtar.Ai ka çmuar veprën e tyre, duke thënë se ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri. Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”, ka shkruar ai.

Selimi është ministri i parë nga Presheva në Qeverinë e Kosovës.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/