ËSHTË CERTIFIKUAR LISTA 16. ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE / LUGINA E BASHKUAR

Në seancën e 139 të Komisionit Zgjedhor Republikan (KZR) të Serbisë, të realizuar më 05 qershor është certifikuar lista ” ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTАRE/LUGINA E BASHKUAR” .


“KZR ka shpallur listën zgjedhore “ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE / LUGINA E BASHKUAR” dhe miratoi Vendimin për plotësimin e kushteve për caktimin e një përfaqësuesi të listës zgjedhore në përbërjen e zgjeruar të organit për realizimin e zgjedhjeve për deputet popullorë, e që Farush Islami, jurist i diplomuar nga Bujanoci është emëruar si anëtarë, dhe Ismail Pajaziti, gjithashtu jurist i diplomuar nga Bujanocit si zëvendës i tij në përbërjen e zgjeruar të Komisionit Zgjedhor Republikan” thuhet në njoftimin e këtij institucioni në faqen zyrtare në internet.

Lista e përbashkët e partive shqiptare të Luginës “ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE / LUGINA E BASHKUAR” në zgjedhjet parlamentare do të garojë me numrin 16, ka njoftuar Shaip Kamberi, kandidati i parë për deputet në këtë listë.

“Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore.” ka shkruar Kamberi në facebook duke njoftuar për certifikimin e listës shqiptare për zgjedhjet parlamentare.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin