Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Menendez, ka folur për situatën në Ballkan Perëndimor dhe konkretisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, me temën “Vlerësimi i politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin po raportojnë Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Menendez gjatë bisedmeve në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë, është interesuar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe ka kërkuar informacion të shtuar nga emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në lidhje me pasivizimin e shtetësive për shqiptarët.
“Kam ndëgjuar nga udhëheqësit e Shqipërisë se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm, iu merren dokumentet e shtetsisë apo dokumentet si leternjoftimi, që i bën ata pa shtetësi. Çka bëhet për këtë punë për shqiptarët etkin në Serbi?” ka pyetur Menendez gjatë seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.
Escobar duke mos ndaluar shumë në këtë pjesë ka thënë se Ambasada e SHBA-ve në Beograd janë duke u marrë me këtë problematikë, duke synuar avancimin e pozitës jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha pakicave etnike.
“Ambasada jonë në Beograd merret shumë me këtë, të përdorim të hollat e USAID që të krijojmë mundësi për të filluar mbrojtjen kritike të shqiptarëve, jo vetëm të shqiptarëve por edhe të pakicave tjera brenda Serbisë, jo si Kosova sepse Serbia është e njohur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ata kanë obligime më të mëdha në disa struktura që të ofrojnë mbrojtje për pakicat, kështu që do të ofrojmë të gjitha mundësitë që të përkujdesmi të mbrojmë të gjitha të drejtat e qytetarëve në Serbi” ka thënë Eskobar në përgjigjen e tij.
Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Menendez, e bëri të ditur se për problemet e shqiptarëve në Luginë është informuar nga udhëheqësit e Shqipërisë, jo nga të Kosovës ose Luginës, duke vënë në pah angazhimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.