Mbrojtja e lëkurës gjatë dimrit

Në ditët e acarta e shumë të ftohta duhen mbajtur doreza dhe çorape të ngrohta, sepse kapilarët periferikë në lëkurën e duarve dhe këmbëve pësojnë spazma dhe ngushtohen, duke mos lejuar qarkullimin normal të gjakut, që njërin nga funksionet ka edhe të ngrohë lëkurën.


Në këtë rast shfaqet morthi, i cili shkakton skuqje, enjtje dhe kruajtje të lëkurës së gishtërinjve të duarve dhe këmbëve.

Mos harroni të mbani një kapele apo kapuç, sepse ata mbrojnë flokët nga të ftohtët që përgjithësisht i than dhe i bën të brishtë. Përdorimi i kremrave zbutës gjatë larjes do t’i ndihmojë shumë që të mos thahen.

Përdorimi i një shalli do të mbrojë shumë lëkurën e qafës nga të ftohtit. Rekomandohen shalle me përmbajtje pambuku për të mos e acaruar lëkurën e qafës. Gjithashtu, mos harroni të vendosni krem në qafë sa herë e përdorni atë edhe në fytyrë.

Këshilla nga Ardiana Sinani, dermatologe.

Related posts

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

4 efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj