Në vijim është parashikimi i yjeve për të mërkurën, 12 janar 2022.
Dashi
Bëni kujdes në dashuri, historitë e lindura kohët e fundit nuk janë aq të qëndrueshme. Ndërsa në punë do ju vijnë lajme të reja shumë shpejt.
Demi
Më në fund do të përjetoni disa emocione ndryshe. Sot një person do të tregojë se është shumë i afërt me ju. Ndërsa në punë, nëse keni ide të mira, filloni të planifikoni diçka solide për muajt në vijim.
Binjakët
Beqarët bëjnë mirë të shohin përreth sepse mund të keni pranë një person me rëndësi. Ndërsa në punë, nëse keni ndonjë dyshim, merrni kohë që të merrni vendimin e duhur.
Gaforrja
Në dashuri duhet të bëni pak durim, yjet tregojnë se është koha për të reflektuar. Në punë, dëshironi diçka të re, por bëni kujdes që të mos bëni ndonjë hap të gabuar.
Luani
Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm sepse mëngjesi fillon me tension. Ndërsa në punë, tani keni mundësitë më të mira për të përgatitur diçka të bukur deri në pranverë.
Virgjëresha
Emocione të bukura do të vijnë falë ndikimit të Hënës. Në punë, mund të merrni diçka më shumë. Janë të favorizuar personat e vetëpunësuar.
Peshorja
Personi që keni në krah ka nevojë për vëmendje, sidomos nëse historia juaj e dashurisë ka lindur kohët e fundit. Ndërsa në punë ka disa çështje ekonomike që duhen zgjidhur.
Akrepi
Bëni mirë që të qëndroni larg polemikave dhe diskutimeve të kota me partnerin/partneren tuaj. Në punë, sot mund të bëni disa njohje të dobishme për të ardhmen.
Shigjetari
Në dashuri, sot është një ditë mjaft interesante. Nëse duhet t’i thoni diçka partnerit tuaj, mos hezitoni. Ndërsa nëse duhet të bëni një zgjedhje në punën tuaj, sot është dita e duhur.
Bricjapi
Sot është një ditë pozitive për ndjenjat. Nëse keni qëndruar shumë gjatë vetëm, mos u mbyllni në shtëpi por dilni. Në punë, megjithatë, mos prisni por flisni nëse keni propozime të vlefshme.
Ujori
Në dashuri jeni paksa të hutuar ndaj shmangni diskutimet e panevojshme. Në punë, do të jeni kreativë, gjë që do ju ndihmojë për t’i dhënë zgjidhje disa situatave.
Peshqit
Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka të rëndësishme partnerit tuaj, mos hezitoni, sot është dita më e mirë për ta bërë atë. Në punë, përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme me shefat.