Arrin në 3001 numri i të vaksinuarve me dozën e tretë në komunën e Preshevës

Komuna e Preshevës radhitet si një ndër pesë komunat me numrin më të madh të të vaksinuarve me vaksinën kundër pandemisë Covid19 në Serbi.


Kordinatori i kovid ambulancës, njëherit dhe zëvëndës drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Astrit Berisha apeloi tek qytetarët për të u vaksinuar si mënyra më efektive për parandalimin e infektimit me Covid19.

Deri tani sipas Berishas vaksinimi në Preshevë po vazhdon te bëhet çdo ditë duke arritur nje numër të madh të qytetarëve të cilët këtë variantë po e shofin si shpëtim të vetëm nga mosinfetimi me viruset aktuale të cilat po marrin hov të madh në gjithë botën.

“Me dozë të parë deri më 09.12.2022 janë vaksininuar 15277, me dozë të dytë 14821, derisa me dozë të tretë 3001. Me sinofarm doza parë 3416, me dozë dytë 3353, tretë 324. Me astra zeneca doza parë 640 , dytë 596, tretë 5. Sputnik doza parë 55, dytë 55 dhe treta 14 veta.” tha Berisha për PreshevaPRESS.

Ai tha se që nga fillimi i vitit të ri 2022 janë 11 persona pozitiv dhe 168 negativ nga gjithsej 179 testime .

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak