Në kufirin e Preshevës, arrestohet shtetas shqiptar me mbi 750 gramë heroinë

Policia kufitare në Preshevë, në bashkëpunim me oficerët e Administratës së Policisë së Vranjës, ka arrestuar shtetasin shqiptar S.Z. (30), i dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë një kontrolli kufitar në një autobus pasagjerësh në Stacionin Kufitar të Policisë në Preshevë, i dyshuari ka tentuar të hedhë nga autobusi dy pako që përmbanin substancë të dyshuar si heroinë, me peshë totale 758.36 gramë.

Personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, së bashku me kallëzimin penal përkatës.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës