Mbahet mbledhja e IV-të e Këshillit të Komunës së Preshevës

Sot, më 03.10.2024, u mbajt mbledhja e III-të e Këshillit të Komunës së Preshevës, ku u diskutuan dhe u morën vendime thelbësore për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë.


Në fokus të veçantë ishte pika 1 e rendit të ditës: Rishikimi i parë i buxhetit të programuar për vitin 2024.

Me këtë rishikim, u bë një analizë e hollësishme e shpenzimeve dhe nevojave të komunës, duke siguruar që fondet të alokohen në mënyrë të drejtë dhe efektive për realizimin e projekteve kyçe.Ky Rebalans i buxhetit synon të përshpejtojë realizimin e projekteve infrastrukturore dhe të rrisë investimet për zhvillimin ekonomik.” thuhet në njoftimin e kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Rendi i ditës përfshiu edhe:

2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2024.

3. Propozim-Kërkesë për sjelljen e Vendimit mbi planin rregullativ detaj në minierat sipërfaqësore – Trnave.

4. Propozim Aktvendim mbi lartësinë e kompenzimit të shërbimeve të varrimit.

5. Propozim Vendim mbi lartësinë e kompenzimit të harxhimeve të udhëtimit për të punësuarit në territorin e Komunës së Preshevës.

6. Propozim Vendim për përcaktimin e drejtimit të rrugës shtetërore linja II që kalon nëpër vendbanimin stacioni hekurudhor Preshevë, në territorin e komunës së Preshevës.

7. Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Fondit për punë komunale dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Këshillit Komunal.

8. Të ndryshme.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”