Teatri i Preshevës kthehet nga Festivali i Dibrës me dy çmime

Shfaqja e Teatrit të Qytetit të Preshevës “Grafitet” triumfon si shfaqja më e mirë.


Në edicionin e 23-të të Festivalit të Dibrës, dramaturgu Naser Shatrolli ka shkëlqyer me shfaqjen “Grafitet”, e cila u shpall fituese e çmimit kryesor.

Gjithashtu, çmimi i dytë shkoi për aktorin Gani Veseli për performancën e tij të jashtëzakonshme.

“Shfaqjen e kemi realizuar me dashuri dhe përgjegjësi. E kam dashur që t’ia dhuroj një copë zemre tokës së Preshevës,” tha Shatrolli pas triumfit.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe jurinë për vlerësimin e tyre, duke e quajtur këtë sukses një moment mirënjohjeje të thellë

Related posts

Reagon Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje

Remi Jakupi sjell këngën për Medvegjën, një homazh për vendlindjen e tij

Ansambli “Vatra” sjell kuzhinën shqiptare në Food-Festival Opfikon