LVV: Deklaratat e Shqiprim Arifit të pavërteta dhe nuk dojnë më shumë koment

Këshilli Nacional Shqiptar është bërë me udhëheqje të re.


Janë katër parti shqiptare në Luginë që do të drejtojnë tri vjetët e ardhshme këtë institucion.

E me këtë nuk po pajtohet kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi i cili akuzon kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se paguan rivalet e tij politik. Por nga partia e Kurtit i kanë mohuar këto akuza të kreut të Preshevës.

“Joshja apo ndikimi i Lëvizjes Vetëvendosje përmes Liburn Aliut, në këtë fazë të negocimit sidomos duke i joshë me para, do të thotë me një vlerë prej 4 milion euro, eka bërë të pamundur gjetjen e një marrëveshje stabile për të ardhmen, dhe ia ka imponuar (katër partive) për të hyrë në një marrëveshje kaq fragjile” ka thënë Shqiprim Arifi për Tëvë1.

Për këto akuza, Tëvë1 ka kontaktuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deklaratat e z. Shqiprim Arifi nuk qëndrojnë fare dhe janë tërësisht të pavërteta në raport me atë se çfarë ka thënë ai për LV-në. Dhe si të tilla nuk është se dojnë më shumë koment”, ka thënë zëdhënsi Arlind Manxhuka.

Të dielën, rezultatet e zgjedhjeve me elektorë për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ishin 320 vota për koalicionin dhe 187 vota për APN-në.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”