Kurti ka uruar Sinanin për zgjedhjen e saj në krye të komunës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen e saj në krye të Komunës së Preshevës.


“Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim” ka shkruar në urimin e tij kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes tij e Qeverisë së Kosovës me kryetaren Ardita Sinani
“Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim” ka deklaruar Kurti

Related posts

KKSh publikon rezultatet paraprake të thirrjes për bursa studentore

Këshilltari i Presidencës së Kosovës: Tri provokimeve në Luginë: “Veprime të planifikuara dhe të rrezikshme

Dokument / Shkresa zyrtare e Sinanit dërguar ministrit Daçiq për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan

/