KRYETARI I PRESHEVËS I SHKUAN KIRS-it PËR PROBLEMATIKËN ME MINGRANTËT

Kryetari i Preshevës përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar se i ka shkruar letër Komesariatit për refugjat dhe personat e zhvendosur në lidhje me problematikat e krijuara së fundmi në Preshevë nga ana e refugjatëve të ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme. 


“Duke marrë parasysh situatën e krijuar kryesisht në qytetin e Preshevës dhe në disa vendbanime përreth komunës sonë, lidhur me migrantët që janë të stacionuar në Qendrën për pranimin e migrantëve në Stacionin Hekurudhor në Preshevë, ku janë shfaqur disa veprime devijante dhe delikuente nga ana e tyre, sot iu kam drejtuar zyrtarisht me shkresë urgjente Komisariatit për migrantët, që të ndërmarrin masa adekuate për parandalimin e këtyre fenomeneve, me qëllim të rikthimit të rendit dhe qetësisë publike në komunën tonë.” ka bërë të ditur Shqiprim Arifi në faqen e tij në facebook, përmes një positmi.  

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin