KRYETARI I KUVENDIT TË PRESHEVËS NDËRPPREN SEANCËN PËR 10 MINUTA

Seanca e dytë e Kuvendit Komunal po vazhdon të mbahet në Preshevë, diskutimet në të cilën janë ende në pikën e parë të rendit të ditës. 


Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës është pika e rendit të ditës për të cilën po disktuohet në Kuvendin Komunal.

Pas  fillimit të ashpërsimit të toneve mes shefit të grupit të këshillëtarëve të PVD-së, Nadër Sadiku, me kryetarin e komunës Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Sami Salihu e dërgoi Kuvendin në pauzë prej 10 minutash. Së shpejti duhet që seanca të rinisë punimet dhe të vazhdojë me diskutime.

Seanca e II-të të Kuvendit Komunal të Preshevës për pika të rendit të ditës kavetëm katëi pika:

  1. Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës
  2. Propozim Vendim për llogarinë përfundimtare të Komunës së Preshevës për vitin 2019
  3. Propozim Vendim për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020
  4. Pyetjet e këshilltarëve

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”