LVV bën përgatitjet e fundit për protestën që pritet të mbajë nesër

Lëvizja Vetëvendosje nesër në ora 17:00 pritet të mbajë protestë.


Organizatorët e kësaj proteste kanë filluar të bëjnë përgatitjet në sheshin Skënderbeu.

Ata gjatë pasdites së sotme janë parë duke vendosur shenjat e distancës fizike në zbatim me rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore.

PreshevaPRESS ju sjell disa fotografi nga aktivistë të VV-së, gjatë vendosjes së këtyre shenjave.

Mbajtjen e kësaj proteste e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nga ky institucion kanë deklaruar se se kjo protestë do të mbahet në përputhje me rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore në vend dhe në zbatim me ligjin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se në këtë protestë pritet të marrin pjesë rreth 5 mijë persona.

Related posts

KQZ: 22 parti dhe tre koalicione do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin