KRYETARI I KNSH: KËRKON ANGAZHIM DIPLOMATIK DHE SHTETËROR TË SHQIPËRISË NË LUGINË

Përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës sot kanë përfunduar agjendën  dy ditore në Tiranë, ftesë e bërë kjo nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.


Edhe pse u raportua se ministri Cakaj takimin e përbashkët me të gjithë liderët e partive politike shqiptare nga Lugina ka thirrur për të adresuar kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë për të krijuar një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, këto zgjedhje nuk përmenden askund as në kumtesën e ministrit Cakaj në facebook në lidhje me takimin e sotshëm.

Përveç deklarimeve të udhëheqësve të partive politike shqiptare në Luginë, pas takimit me ministrin Cakaj ka reaguar edhe Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, z.Ragmi Mustafa.

“Republika e Shqipërisë do të ndërmarrë një set të masave që do ta ri dimensionojnë Republikën e Shqipërisë në konsumimin e nenit 8 të Kushtetutës së saj si dhe do të mundësoj që gradualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës të institucionalizojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive duke u mbështet në dokumentet fondamentale ndërkombëtare e padyshim të shtetit shqiptar.” ka shkruar Mustafa në facebook.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të z.Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptarë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”