Konkurs për të rinjët nga Presheva e Bujanoci që dëshirojnë të kryejnë punë praktike në Beograd

Iniciativat Qytetare” kanë hapur thirrje për praktikë në institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile në Beograd për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci! 🌟 Ky është një shans i veçantë për të rinjtë nga mosha 20 deri në 35 vjeç që të fitojnë përvojë të vlefshme punë në Parlament dhe organet qeveritare në Beograd. 


Kohëzgjatja: 2-5 muaj, duke filluar nga tetori 2024 me mundësi për fillim fleksibël.

Çfarë përfshihet: Akomodim në Beograd, transport, dhe një pagë mujore prej 500 GBP (British Pound).

Aplikimet janë të hapura deri më 20 Shtator 2024! Kandidatët do të përzgjidhen bazuar në aplikacione dhe intervista.

Për më shumë informacione dhe aplikim, vizitoni faqen zyrtare të Iniciativave Qytetare.

Mos e humbisni këtë mundësi unike!

Call for interns from Preševo and Bujanovac

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”