Konkurs për pjesmarrës në punëtorinë “Aftësitë komunikuese për ndërtimin e paqës”

Organizata e Aktivistëve REFORMA me seli në Preshevë, ka publikuar konkursin për pjesëmarrës në punëtorinë për zhvillimin e aftësive komunikuese në funksion të ndëtimit të paqës së qëndrueshme.


Organizata REFORMA ka filluar të realizojë projektin “Presheva e hapur” që ka për synim promovimin e vendosjes së bazave të qëndrueshme në bashkëpunimit mes të rinjve dhe komuniteteve ndëretnike në funksion të ndërtimit të paqës.

Në kuadër të këtij projekti reqlizohet edhe punëtoria në temën “Aftësitë komunikuese për zgjidhjen e konflikitit dhe procesin e ndërtimit të paqës”, për të cilën ka hapur konkurs për pjesëmarrës.

Punëtoria i dedikohet të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci, derisa të interesuarit munden të aplikojnë duke plotësuar formularin online, të cilin mund ta gjejnë në webfaqen e organizatës në www.reformohu.org.

Projekti realizohet me përkrahjen e Komisionit Evropian përmes programit “Zhvillimi i dialogut shoqëror mes Serbisë dhe Kosovës” i cili realizohet nga Qendra për regjionalizim nga Novi Sadi në partnership me shoqatën Nëna Terezë nga Prishtina.

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve