PRESHEVË: SUBVENCIONE PËR NDËRMARRËSI DHE DOTACIONE PËR OJQ DHE ORGANIZATA SPORTIVE

Komuna e Preshevës ka hapur konkurs për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë, në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në territorin e komunës së Preshevës për vitin kalendarik 2019.

Edhe këtë vit projektin për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në komunën e Preshevës do ta zbatojë komuna e Preshevës në bashkëpunim me agjencionin e akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci, Qendrën për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Mjetet për realizimin e këtij projektit janë të përcaktuara sipas vendimit të buxhetit programorë të Komunës së Preshevës për vitin 2019, në shumë prej 14.000.000,00 DINARË.

Më shumë informacione rreth konkursit vizitoni faqen e komunës së Preshevës duke klikuar këtu.


Përveç konkursit për fillimin/avancimin e biznesit përmes mjeteve të pakthyeshme të parapara për zhvillimin e ndërmarrësisë, Komuna e Preshevës ka hapur edhe konkursinn për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare dhe atyre sportive që funksionojnë në territorin e Preshevës për vitin 2019.

Përmes këtij konkursi publik parashihet shpërndarja e mjeteve të orientuara në bazë të vendimit mbi Programin buxhetor të Komunës së Preshevës për vitin 2019, kryesisht “Dotacionet e organizatave joqeveritare” në shumë prej 8.000.000,00 dinarë.

Përmes këtyre mjeteve synohet të përkrahet realizimi i programeve vjetore dhe projektet e të gjitha llojeve të organizatave joqeveritare, në territorin e Komunës së Preshevës, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve për shoqatat e qytetarëve. 

Më shumë informacione rreth konkursit vizitoni faqen e komunës së Preshevës duke klikuar këtu.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin