KKZ në Preshevë vendos të dërgojë në rivotim vendvotimin në Leran

Në mbledhjen e Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, është vendosur që në vendvotimin me nr.23, në fshatin Leran, të përsëriten zgjedhjet.


PreshevaPRESS ka mësuar se në mbledhjen e Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë me 9 vota pro dhe 1 kundër, në vendvotimin me nr.23 në fshatin Leran të ripërsëriten zgjedhjet lokale.

Partitë politike kanë afat prej 72 irësh të parashtrojnë ankesë në vendimin e KKZ-së.

Në zgjedhjet e realizuara ditën e djeshme,  Lëvizja për Reforma doli e para me 113 vota, e pasuar nga APN me 87 vota, PDSH me 64 vota, PVD me 60 vota, Lista Serbe me 44 vota, Alenaca për Luginën me 43 vota, dhe Unioni Demokratik Shqiptar me 3 vota.

Related posts

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

/