Shoqëria Kulturo Artistike “Presheva” çdo dite e më shumë po shënon sukseset e saja, kështu dhe duke përfaqësuar Luginen nëpër vende të ndryshme si Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e Veriut , ndërsa asnjëherë nuk po ndodhë të kthehet duarbosh nga këto festivale tradicionale me karakter garues.
Mbrëmë SH K A “Presheva” shkëlqeu me performancë në festivalin e Kaçanikut ku edhe arriti të fitojë dy çmime në mesin e shumë vendeve pjesëmarrëse dhe Lajmin e ka bërë të ditur Agim Kadriu njëherit kryetar dhe pjesmarrës i këtij eventi.
“Sonte në festivalin e Kaçanikut, SHKA PRESHEVA rrëmbeu dy çmime , si orkestra më e mirë e festivalit dhe unë u zgjodha si solisti më i mirë i festivalit”, ka shkruar Kadriu.