Këshilli Kombëtar Shqiptar shpall listën e përfituesve nga Thirrja për mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me njërin prind.
Nga 171 aplikues nga Presheva, Bujanoci e Medvegja për mbështetje të menjëhershme financiare të cilët nuk i kanë të dy prindërit apo njërin prej tyre kanë përfituar 86 persona. Kjo mbështetje është e hapur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes financimit nga Republika e Kosovës.
Nga lista të cilën e ka publikuar Këshilli Kombëtar Shqiptar prej një familje ka pasur dy apo 3 aplikues derisa 18 personave iu është refuzuar aplikimi. KKSh në njoftimin e nxjerrë për këtë mbështetje financiare nga Presheva kanë përfituar 36 persona, nga Bujanoci 23 persona dhe nga Medvegja 4 persona.
Në njoftomin e KKSh-së thuhet që aplikuesit mund të ankimohen në shkallën e dytë të aplikuesit, brenda një afati 8 ditor nga data e shpalljes së listës. Ankimimet dhe dokumentacioni në të cilëm mbështetet ankimi duhet të dorëzohen në selinë e KKSh-së në Bujanoc brenda afatit 8 ditor nga data e shpalljes së kësaj liste.