KKSH: Ka filluar trajnim për mësimdhënësit shqiptar në Luginë

Sot kanë filluar cikli i ligjëratave në kuadër të trajnimit për mësimdhënësis shqiptar në Luginë.


Ligjeratat e promovuara nga bashkëpunimi mes KKSH-së dhe Qendrës për Përsosmëri Profesionale kanë filluar dhe pjesmarrës janë 30 mësimdhënës nga tri shkolla shqipe.

Tema që do të trajtohet është “Si të kuptojmë më mirë sjelljet dhe nevojat emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Këto ligjërata po zhvillohen pasi kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu,  Ka nënshkruar kontratë me drejtoreshën e Qendrës për Përsosmëri Profesionale në Arsim, znj.Anxhellka Kostiq.

“Ekspertët e kësaj qendre të akredituar nga Enti për Përsosshmëri Profesionale do t’i realizojnë dy cikle të ligjeratave ku do të trajnohen 480 mësimdhënës shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilëtt në fund do të pajisen me çertifikata dhe do të fitojnë pikë për përsosshmëri profesionale.”. ka shkruar Lutfiu në facebook të premten.

Ai sot ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ligjerata në fjalë ka filluar.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”