Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nisma e shtetit serb për funksionimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ngjallë shqetësim për shqiptarët për shkak të përvojave të dhimbshme historike.


“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë e pësuara në të kaluarën nga të rinjtë shqiptarë që ishin në shërbim në APJ. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike”, shkroi Kamberi në Facebook.

“Prandaj, në procedurë parlamentare, sot, dorëzova Propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80”, shtoi.

Ai ka theksuar se shumë nga këto raste, të regjistruara si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer

Related posts

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës