Për shkak se ajo ishte në të njëjtën kohë këshilltare e Kuvendit të Preshevës dhe lidhi disa kontrata me Komunën e Preshevës, në bazë të të cilave ajo mori pjesë në prokurimin publik dhe përcaktimin e statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, Agjensia Kundër Korrupsionit përcaktoi që këshilltarja A.B ishte në konflikt interesi dhe si rezultat, asaj iu dha masa e shpalljes publike të vendimit për shkelje të ligjit, shkruan Juzne Vesti.
Sipas Juzne Vesti, këshilltarja A.B është këshilltare e partisë qeverisëse në Preshevë, Alternativa për Ndryshim në Kryetarin të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Subjekti i kontratës, të cilën ajo nënshkroi në Mars 2019, ishte regjistrimi, mbledhja, përcaktimi i statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në bashkëpunim me Komisariatin për Refugjatë të Republikës së Serbisë.
Për secilën kontratë të lidhur për periudhën 6 muajore, A.B merrte një shumë prej 48,000 dinarë.
Gazetarët e Juzne Vesti provuan të kontaktojnë me Këshilltaren A.B, por ajo deri më tani ka heshtur për vendimin e Agjencisë.