Incident me të shtëna në urën e Londrës

Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.


“Jemi në fazën e hershme të trajtimit të një incidenti në urën e Londrës”, tha policia, duke shtuar se një person është arrestuar.

“Duket se dikush është qëlluar”, tha në anën tjetër një zëdhënës i policisë.

Ura është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa rrjeti televiziv CNN raporton për një numër njerëzish të plagosur.

Një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.

Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari. /REL

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif