Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur listën e përfituesve të granteve nga fondi i Qeverisë së Kosovës

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur listën e përfituesve të granteve për projektet që bartin aktivitete në ruajtjen dhe avancimin e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës.


Më 28 tetor 2022, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Qeveria e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi përmes të cilit parashihet shpërndarja e 2 milion eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës. Kjo njëherit llogaritet si ndihma më e madhe financiare të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për shpërndarjen e këtyre mjeteve, me qëllim të përkrahjes së projekteve që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës ,arsimit e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve të granteve, e që sipas njoftimit në faqen e KKSH-së, nga të gjitha aplikacionet janë përzgjedhur vetëm 78 projekte, që në total kapin shumën prej 993,425.00 euro.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak