KAMBERI PËR QEVERINË E RE TË SERBISË: DITË E TRISHTË PËR DEMOKRACINË

Deputetët e parlamentit të Serbisë, sot në seancën e parë të posaçme po zgjedhin qeverinë e re.


Mandarja për themelimin e qeverisë së re, Ana Bërnabiq, u paraqiti deputetëve ekspozen me planin e punës së ministrave të ardhshëm, pasuar nga debati parlamentar dhe votimi për përbërjen e re të qeverisë së Serbisë.

I pari i cili u lajmëru për të marrë fjalën ishte shefi i grupit parlamentar ADSH – Lugina e Bashkuar dhe SDA Sanxhak, Shaip Kamberi, i cili e quajti qeverinë e Serbisë autokratike dhe totalitare, derisa situatën në Serbi e përshkruajti  duke thënë se “ksenofobia po lulëzon” në të dhe se kërcënimet po u bëhen minoriteteve, të cilët ende nuk kanë ndonjë funksion ministror.

Serbia është problematike për veten, deklaroi ai, duke theksuar se është e vështirë të mendohet se e vetmja opozitë në parlamentin e Serbisë nga 250 deputetë janë gjashtë deputetët e pakicave kombëtare.

“Është shumë e trishtueshme për demokracinë, Slobodan Millosheviç nuk mund të prodhonte as një parlament të tillë. Aleksandar Vuçiç dhe Daçiç provuan të ishin më efikasë se baballarët e tyre politikë,” vuri në dukje Kamberi, duke shtuar se situata në Serbi është e njëjtë me atë në Bjellorusi, vetëm se në Minsk protestohet në rrugë.

Ai i bëri thirrje kryeministres Bërnabiq që të vizitojë vendet e varrezave masive të shqiptarëve në Serbinë qendrore, në Batajnicë me të tjerët, dhe kështu të tregojë “solidaritet kolektiv” me viktimat duke dënuar krimet e luftës.

Kamberi ka konstatuar se Bujanovci dhe Presheva janë nën rrethimin e vazhdueshëm të policisë dhe ai i bëri thirrje Vuçiqit që të vijë dhe të hapë një fabrikë industriale atje, sepse qytetarët, pavarësisht nga kombësia, janë të varfër dhe pa punë.

Ai tha se për shkak të gjithë kësaj, grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Daçiç hodhi poshtë pretendimet e Kamberit, duke pretenduar se ato ishin të pabazuara dhe krijuan një imazh të rremë dhe paragjykim se pakicat në Serbi janë të rrezikuara. Ai përmendi si shembull faktin që 50 përqind e banorëve të Bujanocit janë të etnisë serbe dhe askush prej tyre nuk është në qeverisje lokale.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”