Kamberi: Ndaj tre policëve të Kosovës dyshohet se u ushtrua dhunë

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, në një prononcim për emisionin Review të televizionit Euronews Albania, ka thënë se ndaj tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe dyshohet se është ushtruar dhunë.


Kjo, sipas tij pasi duket që Serbia po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë.

“Ndaj tre policëve dyshohet se është ushtruar dhunë, pasi duket që Serbia  po kërkon kohë për rikuperim të policëve që të vijnë në gjendje më të mirë. Kjo nga për përvoja që kam me forcat speciale serbe në Preshevë kur arrestonin të rinjtë. Fakti që DASH kërkon lirimin e tyre pa kushte do të thotë se ka të dhënat që i ka KFOR por për arsye politike po mbahet e heshtur  e vërteta.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”