Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme në Luginë

Sipas të dhënave hidrometeorologjike, në Luginën e Preshevës gjatë javës së ardhshme parashihet mot stabil, me diell dhe vapë.


Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius, të premten.

Kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Të dhënat tutje bënë të ditur se gjatë gjithë javës duhet kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj.)

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu