Kamberi e akuzon Lajçakun për standarde të dyfishta

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për standarde të dyfishta.


Kamberi ka thënë se derisa Lajçak po i pranon serbët e Kosovës, ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës që ia bëri për takim me të për të biseduar për diskriminin e shqiptarëve në Serbi.

“Derisa Lajçak takohet me serbët e Kosovës, unë si deputet që përfaqësojë rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht takim për të diskutuar për çështjet e diskriminimit, nga dezintegrimit e deri pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Për fat të keq, nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Lajçak kapo ekipi i tij. Standarde të dyfishta të EUSR”, ka shkruar Kamberi në platformën “X”.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”