Në Preshevë për fundjavë mbahet manifestimi “Ditët e Plisit 2024”

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, organizohet manifestimi “Dita e plisit 2024”.


Nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatrit të Qytetit në Preshevë, këtë vit organizohet manifestimi kulturor “Dita e Plisit 2024”.

Njoftimi është publikuar në faqen e përbashkët të këtyre dy institucioneve kulturore në rrjetin shoqëror facebook.

Ky manifestim organizohet nën përkujdesin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe me mbështetjen e shoqatës AFEDS nga Medvegja.

Manifestimi “Ditet e Plisit 2024” organizohet ditën e diel, më 18 shkurt 2024 me fillim në ora 18:00.

Related posts

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Aktori Kushtrim Asllani bashkohet me shoqatën Ditura për të sjell “Valley Film Festival” në Bujanoc

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

/