Javë me temperatura pranverore

Java që sapo filluam pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore.


Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh.

Të dhënat hidrometeorologjike të Kosovës parashohin për mëngjesin e ditës së hënë ngrica të dobëta, kryesisht në viset e larta e diku edhe në viset mesatare.

Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C, transmeton PreshevaPRESS.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri 7 m/s.

Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqëve kryerjen e punëve të sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.

Related posts

Mot i paqëndrueshem e me reshje do të na shoqërojë gjatë javës

Institucionet apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe reshje bore

Gjatë javës pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, fundjava me shi