Irani nuk ia vë veshin SHBA-së, tejkalon kufirin për pasurimin e uraniumit

Irani ka miratuar një tejkalim të normës 3.67 për qind në pasurimin e uraniumit, një kufizim i vendosur nga marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore në 2015, tha zëdhënësi i Organizatës të Energjisë Atomike iraniane, Behruz Kamalwandi.


Ai tha se “për tani nuk kërkohet pasurimi i uraniumit deri në 20 për qind”, por se Teherani do ta bëjë atë “nëse dëshiron”, raporton agjencia IRIB.

Agjencia AP thotë se Teherani tani pasuron uranium deri në 4.5 për qind.

Më herët sot, Irani përsëriti se shansi i fundit i Evropës për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore nga 2015 skadoi brenda 60 ditësh.

Sipas ministrit të Jashtëm iranian Abbas Musawi, Teherani nuk do të ofrojë më shumë “afate” për të shpëtuar marrëveshjen.

Siç tha ai, Irani është ende i hapur për bisedime me partnerët evropianë dhe shprehu shpresën se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt zbatimit të rënë dakord më parë.

Irani dje njoftoi se programi i pasurimit të uraniumit do të kalojë një kufizim prej 3.6 për qind, siç është rënë dakord në marrëveshjen bërthamore 2015.

Ndryshe, raportet SHBA-Iran janë tensionuar për shkak të programi bërthamor iranian, nga e cila marrëveshje është tërhequr kohë më parë Uashingtoni, duke vendosur sanksione shtesë.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif