Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së sotme dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, tha se Turqia nuk ka luks që të vëzhgojë shumë ngjarjet në Ballkan.
Erdogan tha sot në aeroportin e Stambollit se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për vendin e tij.
“Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi ynë nuk ka luks për të vëzhguar ngjarjet në këtë zonë nga larg, “tha Erdogan.
Erdogan arrin sot në një vizitë dyditore në BeH, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) të kryesuar nga Bosnja dhe Hercegovina.
Gjithashtu pritet që Erdogan të takohet me delegacionin e misionit ushtarak turk që është pjesë e EUFOR në BeH në ditën e parë të qëndrimit të tij në Sarajevë.